Gjykata Kushtetuese pritet të japë sot vendimin për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.
30 deputetë të opozitës i janë drejtuar kësaj gjykate me kërkesën për të rrëzuar marrëveshjen. Më 24 janar Gjykata e shtyu seancës pasi, një ditë me parë, deputetët e opozitës kishin paraqitur prova shtesë, të cilat sipas gjykatës ju komunikuan palëve të interesuara, që ligji u jep të drejtën të kundërshtojnë kërkesat, përfundimet dhe shpjegimet e palëve të tjera në seancë.
Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.
Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. /RTK/