Ambasadori Hovenier kërkon shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka zhvilluar një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, të cilit i ka shprehë shqetësimin e SHBA-së, përzbatimin e operacionit me para.

Ambasadori Hovenier, ka shkruar në X se nga guvernatori ka kërkuar që zbatimi të shtyhet për të lënë kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv.

“Pata një takim produktiv me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA-së për zbatimin e rregullores së ndryshuar për operacionet me para. Ne kërkojmë që zbatimi të shtyhet për të lënë kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ tek qytetarët”, ka shkruar ai në X. /RTK/

Read Previous

Shqipëri/ Marrëveshja me Italinë, Gjykata Kushtetuese pritet të japë sot vendimin

Read Next

NBA/ Phoenix Suns mposhtet nga Orlando Magic