Shqipëria po përballet me një rritje të shpejtë të infektimeve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë pohon se një qytetar ka humbur jetën dhe 921 të tjerë janë konfirmuar pozitivë me coronavirus.
Rritja e infektimeve me COVID-19 natyrisht është shoqëruar me rritjen e numrit të të shtruarve në spital. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, ndërsa rastet aktive kanë shkuar mbi 8 mijë.
Sipas MSH-së, 290 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre në total në 132,376 që nga fillimi i pandemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
• Tiranë – 3103
• Shkodër – 1415
• Vlorë – 778
• Fier – 677
• Durrës – 582
• Lezhë – 428
• Elbasan – 379
• Berat – 289
• Gjirokastër – 253
• Korçë – 160
• Kukës – 130
• Dibër – 117.
Deri tani në Shqipëri kanë humbur jetën 2487 persona, ndërkaq shumica e tyre, kanë qenë më sëmundje të tjera shoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë ditë më parë bëri me dije se muaji shtator do jetë muaj i hapur i vaksinimit dhe bazuar në këtë të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç do mund të marrin injeksionet e nevojshme.
/KosovaPress/