Shqetësuese: 60 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

Numër shumë i madh i aksidenteve kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Saktësisht, janë 60 sosh.

Nga këto aksidente dy kanë përfunduar me fatalitet, 23 me të lënduar dhe 35 me dëme materiale.

Njëri nga aksidentet me fatalitet ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku një kamion dhe dy vetura janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë, një burrë ka mbetur pa shenja jete dhe dy të tjerë janë lënduar.

“Rr. Gjilan – Prishtinë 24.06.2025 – 12:05. Dy vetura dhe një automjet transportues (kamion) janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë një mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona tjerë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Aksidenti tjetër me fatalitet ka ndodhur në Lipjan, ku në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë. Si pasojë e këtij aksidenti, shoferi i motoçikletës ka humbur jetën, ndërsa shoferja e veturës si e dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Lipjan / 24.06.2025 – 17:43. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një motoçiklete dhe një veture. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, ndërsa e dyshuara femër kosovare drejtuese e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Gjatë këtyre 24 orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1937 tiketa trafiku.

Read Previous

OEK: Edhe aktgjykimi i dytë anulon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë

Read Next

Rreziqet dhe problemet që vijnë nga akulloret e vjetëruara