Bashkimi Europian ka pezulluar plotësisht marrëveshjen e lëvizjes së lirë me Vanuatun duke arsyetuar vendimin me rrezikun që i kanoset nga skema e pasaportave të arta.
Vendimi është marrë nga Këshilli, që në muajin mars pezulloi pjesërisht skemën e lëvizjes së lirë dhe nisi një dialog me vendin e vogël ishullor të vendosur në Oqeani.
Këshilli thotë se skema e pasaportave të arta janë një kërcënim serioz për infiltrimin e shtetasve të korruptuar, pjesëtarë të krimit të organizuar dhe ekstremistë.
Sipas vendimit të Këshillit, institucionet e vendit ishullor nuk kanë aftësinë për të monitoruar dhe verifikuar aplikimet, në mënyrë që të refuzojnë kategorinë e personave që përjashtohen nga kjo skemë.
Brukseli ka gjetur mes personave që janë pajisur me këto pasaporta edhe emra që ndodhen në regjistrat e Interpolit si të shumëkërkuar ndërkombëtarisht.
Vendimi i pezullimit të pasaportave të arta për Vanuatun hyn në fuqi më 4 shkurt 2023.
/EuroNewsAlbania/