Shpyllëzimi në Amazonë ra me 50% në vitin 2023

Shpyllëzimi në rajonin e Amazonës të Brazilit regjistroi një rënie prej 50% në vitin 2023 krahasuar me vitin e kaluar sipas Institutit Kombëtar për Kërkimet Hapësinore (Inpe).

Sipas të dhënave të INPE, një sipërfaqe prej 5,100 km² e pyllit të Amazonës humbi në vitin 2023, shifra më e ulët e regjistruar që nga viti 2018.

Megjithatë, reduktimi i shpyllëzimit në Amazon është kundërbalancuar nga rritja e humbjes së bimësisë në rajonin Cerrado, savana e madhe tropikale që përbën biomën e dytë më të rëndësishme në Brazil.

Këtu në vitin 2023 u shkatërrua bimësia në një sipërfaqe prej 7800 km², me një rritje prej 43% krahasuar me një vit më parë.

Në përgjithësi, duke marrë parasysh të dy biomet, shkatërrimi preku 12,979 km² vitin e kaluar, që përfaqëson një rënie prej 18% krahasuar me vitin 2022. /abcnews.al

Read Previous

​Ankesat ndaj operatorëve kabllorë, MINT paralajmëron veprime sipas ligjeve në fuqi

Read Next

Arrestohet një person për dhunë në familje