Shpërthim zjarri në një nënstacion të KEDS-it, s`ka lëndime në njerëz

KEDS ka njoftuar për shpërthimin e zjarrit në nënstacionin “Prishtina 3”.

Nga pamjet e siguruara nga RTK shihet se zjarrfikësit kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, teksa dëmet janë materiale.

“Aktualisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë. Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes”, njofton KEDS.

Tutje ata kanë thënë se kjo ngjarje është shkaktare për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në disa pjesë të kryeqytetit./rtklive

Read Previous

Vdes në moshën 114-vjeçare personi më i vjetër në botë

Read Next

Zëvendëskomandanti i KFOR-it: Kush ngatërrohet me ne do të ketë punë me organizatën më të fuqishme ushtarake në botë