Shpërthim vdekjeprurës në një kortezh fetar në Pakistan – së paku 52 të vdekur

Të paktën 52 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi që dyshohet të jetë vetëvrasës në një kortezh fetar në provincën e trazuar Balochistan të Pakistanit.

Shpërthimi ndodhi rajonin Mastung ndërsa njerëzit po mblidheshin për të festuar ditëlindjen e Profetit Muhamed, tha për CNN ministri i informacionit i provincës Jan Achakzai.

Balochistani, provinca më e madhe e Pakistanit për nga zona, ka parë një kryengritje prej dekadash nga separatistët që kërkojnë pavarësinë nga vendi, duke përmendur atë që ata thonë se është monopoli i shtetit dhe shfrytëzimi i burimeve minerale të rajonit.

Ndihmës komisioneri i Mastung, Atta Ul Munim, konfirmoi për CNN se shpërthimi ishte një sulm vetëvrasës dhe se 50 persona u plagosën.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Ai pretendoi se një oficer i lartë i policisë, i cili u vra në shpërthim, ishte objektivi i sulmit.

Të plagosurit në gjendje kritike janë transferuar në spitalet në Quetta, kryeqyteti i provincës, ndërsa të tjerët po trajtohen në një spital lokal në Mastung, tha ai.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Read Next

Fundjava në basketboll, spikat derbi mes Trepçës dhe Prishtinës