Shpërthim në qendër të Këlnit, po hetohet pista e terrorizmit

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qendër të Këlnit në Gjermani.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë një lokali nate dhe një qendre tregtare, teksa policia ka rrethuar zonën dhe iu bën thirrje banorëve që të shmangin zonën.

Momentalisht raportohet për një person të lënduar, teksa policia është duke hetuar dhe pistën e terrorizmit, raportojnë mediat gjermane.

Radio Köln, nga ana tjetër, pohoi se shpërthimi shkaktoi një zjarr, i cili u shua kohën kur mbërritën zjarrfikësit./Express

Read Previous

Ekipi i ardhshëm i Von der Leyen dhe fjalimi i Orban

Read Next

A duhet të anulohej goli i Gabriel-it kundër Tottenham-it në derbin e Londrës veriore?