Shpërthim në afërsi të Ambasadës së Izraelit në Kopenhagë

Policia daneze ka njoftuar të mërkurën se është duke hetuar dy shpërthime që kanë ndodhur në afërsi të Ambasadës së Izraelit në periferinë veriore të Kopenhagës, raporton agjencia “Reuters”.

Nuk raportohet për të lënduar dhe policia ka thënë se është tepër herët të tregohet se si ndodhën shpërthimet dhe sa të fuqishme ishin. 

“Është e qartë se Ambasada e Izraelit është në afërsi aty dhe natyrisht është një pistë që po e analizojmë”, ka thënë Jakob Hansen, zëvendësndihmëskomisar i Policisë së Kopenhagës. 

Tabloidi “Ekstra Bladet” ka postuar foto ku shihen një numër i ushtarëve danezë të armatosur rëndë duke qëndruar afër ambasadës. 

Ambasada e Izraelit nuk ka komentuar. Disa ambasada e konsullata të shteteve tjera janë po ashtu në atë zonë./koha.net/

Read Previous

Çmimet e naftës rriten pas sulmit me raketa iraniane ndaj Izraelit

Read Next

Për herë të parë ndalen mikrofonat në një debat zëvendëspresidencial