Për herë të parë që nga viti 1992, autoritetet japoneze kanë zbuluar murtajën e derrave në territorin e ishullit të madh Kyushu në jugperëndim të vendit.
Një shpërthim infeksioni u zbulua në prefekturën e Sagës që ndodhet në ishull.
Në këtë drejtim, rreth 10,000 kafshë do të theren në fermën lokale.
Kryesia e prefekturës nisi të hetojë shkaqet e shpërthimit të murtajës./Botasot/