Shpërndahen mbi 20 mijë fatura të energjisë elektrike në veri për muajin janar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimi në Komisionin për Integrime Evropiane, të premten, ka njoftuar se mbi 20 mijë fatura janë shpërndarë në Veri për konsumin e energjisë elektrike gjatë muajit janar.

“Ky është një lajm i mirë”, ka thënë Bislimi.

Por, ajo që nuk po përmbushet ende nga Marrëveshja e Energjisë është çështja e borxheve të akumuluara ndaj KOSST-it.

“Këtu na duhet një qëndrim më parimor i ndërmjetësuesit që ky problem të zgjidhet sa më shpejtë”, ka shtuar ai duke shtuar se problem tjetër i papërmbushur nga Marrëveshja e Energjisë është edhe “lëshimi i linjave të interkoneksionit”.

Përgjatë paraqitjes së tij, Bislimi është pyetur pse Kosova po kërkon që procesi i dialogut me Serbinë të ndahet prej procesit për integrimin e Kosovës në bllokun evropian.

“Dialogu është lidhur me integrimin evropian në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Dialogu është pjesa kryesore në kapitujt e marrëveshjes, rrjedhimisht progresi ka qenë i lidhur me këtë. Ajo që ne kemi thënë është që trajtimi i lidhmërisë mes progresit në dialog, dhe progresit në rrugën drejt BE-së, duhet të jetë i njëtrajtshëm si rreth Kosovës, ashtu edhe Serbisë”. /Albanianpost.com

Read Previous

Bislimi: Kemi dërguar raport 48 faqesh BE-së për Banjskën, le ta publikojë Prokuroria

Read Next

Stoltenberg: Situata në Ballkan e brishtë, me potencial për tensione në Kosovë e Bosnje