Shpërndahen 50 pako ushqimore për nënat vetëushqyese në Gjakovë

Sot në Gjakovë  janë shpërndarë 50 pako ushqimore për nënat vetëushqyese të kësaj komune. Këto pako ishin donacion i organizatës turke Tika. Nënkryetari i Gjakovës Flamur Fetahaj, falënderoi këtë organizatë për ndihmën që po u ofron nënave vetëushqyese gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ndërsa shefja e zyrës së Tika’s në Kosovë Ayilin Ozçiftçi, theksoi se kjo është shenjë e solidaritetit të popullit turk gjatë muajit të Ramazanit që ndryshe njihet edhe si muaj i solidaritetit.

Nënat që përfituan nga një pako ushqimore u shprehën falënderuese për këtë ndihmë shumë të nevojshme për to.

Read Previous

​Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon nga BQK përkrahje për këtë sektor

Read Next

​Javën e ardhshme debat parlamentar për menaxhimin me Covid dhe sigurimin e vaksinave