Shpend Ahmeti: Prishtina ka rritur standardin e qeverisjes

Shpend Ahmeti aktualisht kryetar i komunës së Prishtinës kohëve të fundit ka qenë cak i sulmeve nga disa qytetarë dhe jo vetëm për “mos mbajtjen e premtimeve” siç thonë ata.

Me gjithsej 8 vjet në krye të kryeqytetit i pyetur se a është i kënaqur me punën e tij dhe a ka peng diçka ai u përgjigj:

“Ne jemi cak i sulmeve sepse siç duket njerëzit preferojnë të sulmojnë kur nuk marrin përgjigje. Unë nuk preferoj t’u jap përgjigje gjithkuj që flet pa baza. Unë e konsideroj Prishtinën të suksesshme sepse: ka të dyfishuar numrin e çerdheve nga 7 në 16, është bërë rregullimi i hyrje-daljeve të rrugës, kemi shkolla të dixhitalizuara funksionale, certifikatat e nevojshme për qytetarët mund të shkarkohen online dhe aktualisht numërojmë 400.000 të lëshuara, numri i mensave nëpër shkolla është dyfishuar, qendrat e mjekësisë familjare i konkurojnë ato private, të pajisura vazhdimisht me barna.. e shumë e shumë suksese tjera”.

Poashtu Ahmeti shtoi: “Premtimet tona kanë qnë premtime të mëdha, si rregullimi i parqeve, kyçja e nxemjeve qendrore, rregullimi i transportit urban me paisjen e gjithsej 30 autobusëve e shumë të tjerë që presim të vijnë. Ndërtimi i gjithsej 4 shkollave, procedura e të cilave vetëm për t’u lëshuar zgjasin 18 muaj. Pra ne nuk është se nuk i kemi mbajtur premtimet por premtimet tona janë të mëdha dhe iu duhet kohë për t’u zbatuar.”

Shpend Ahmeti tha se e ka në pikëpytje vazhdimin e karrierës politike si pasojë e zhgënjimeve që ka marrë nga kjo e fundit.

Vlen të theksojmë se Shpend Ahmeti nuk mendon që do të jetë kandidat potencial për të parin e kryeqytetit.

Read Previous

Digjen varrezat e fshatit Shishman (VIDEO)

Read Next

Ganimete Musliu: Kosova është shtet pa Qeveri