Një kompani e shërbimeve të biznesit me bazë në Ohajo po i kërkon publikut të zgjedhë midis 10 finalistëve për titullin “Banja më e Mirë e Amerikës”.
Cintas njoftoi se 10 tualete publike të zgjedhura si finaliste për konkursin e tualetit më të mirë në Amerikë u zgjodhën në bazë të kritereve që përfshinë higjienën dhe estetikën.
“Publiku po pret një standard më të lartë higjienik në tualetet publike, dhe ne jemi krenarë të vëmë në pah këto banjo unike që janë të mirëmbajtura pa sakrifikuar cilësinë estetike,” tha menaxheri i marketingut të Cintas, Sean Mulcahey në një njoftim për shtyp. /KlanKosova/
Ai po fton publikun të votojë për finalistët në faqen e internetit të këtij konkursi.
Votimi është i hapur deri më 20 gusht.