Një gjykatë në Meksikë shpalli fajtorë 11 ish-oficerët e policisë për vrasjen e një grupi emigrantësh pranë kufirit amerikan në vitin 2021.
Trupat e 17 emigrantëve u gjetën në një automjet të djegur në qytetin Camargo në shtetin Tamaulipas.
Hetuesit thonë se ata u vranë si pjesë e një lufte mes bandave kriminale mbi kontrollin e rrugëve të kontrabandës së emigrantëve në zonë.
16 nga viktima ishin nga Guatemala dhe një nga Hondurasi. Dy trupat e tjerë ishin ato të trafikantëve meksikanë që i çuan në kufi. Testet mjeko-ligjore treguan se ata u qëlluan për vdekje para se të digjeshin.
Fillimisht 12 oficerë u përballën me akuza për vrasje, por njëri u dënua për shpërdorim detyre pasi bashkëpunoi me hetuesit./A2news/