Shorti për raundin e dytë të Ligës së Konferencës – Gjilani ka përballë gjigantin zviceran, Llapi me fat

Gjilani dhe Llapi kanë njohur dje kundërshtarët e tyre në Ligën e Konferencës, kurse sot në Nyon të Zvicrës, është mësuar edhe shorti i raundit të dytë të kësaj gare.

Në raundin e parë, Llapi do të përballet me skuadrën malazeze Buducnost Podgorica, kurse skuadra e Gjilanit do të takohet me letonezët e FK Liepaja.

Ndërkaq, në rast fitoreje në raundin e parë, Llapi do të takohet me fituesin e ndeshjes mes Breidablik e Santa Coloma.

Në anën tjetër, skuadra e Gjilanit në rast se siguron rezultat pozitiv, më tutje do të ketë një test tejet të vështirë, ku do të përballet me gjigantin zviceran, Young Boys.

Shortin e plotë të raundit të dytë në Ligën e Konferencës e gjeni më poshtë.

Read Previous

Nisin kontaktet e para të Napolit me Brojën, Chelsea i vendos çmimin

Read Next

15 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit