Shoqata ‘’Iniciativa e Pavarur e të Verbërve’’ në Gjakovë sot ka promovuar librin e parë me titull ‘’Përjetime dhe Arritje’’, të autorëve Mark Pjetraj dhe Sokol Elezaj. Në këtë libër anëtarët e shoqatës shpalosin të arriturat dhe përjetimet e tyre si persona të verbër.
Të pranishmit i vlerësuan lartë të gjitha rrëfimet e shkruara në këtë libër duke i cilësuar si përjetime shumë të ndjera të secilit prej anëtarëve.
Në fund të promovimit donatorja Lindita Nikolla, dhuroi për shoqatën një donacion në vlerë prej 5000 euro, për të mbështetur aktivitetet e rradhes të organizuara nga anëtarët e Iniciativës së Pavarur të të verbërve në Gjakovë.