Shoqata “Iniciativa e të verbërve” në Gjakovë ka mbajtur turne në sportin e shahut. Kryetari i kësaj shoqate Mark Pjetraj tha se ky aktivitet u organizua në kuadër të javes evropiane të sportit. Pjesëmarrës ishin shahist nga iniciativa e pavarur e të verbërve të Kosovës dhe Gjakovës si dhe shoqata e shurdhmemecëve.
I pranishëm ishte edhe kryetari i shoqatës “inicativa e pavarur e të verbërve të Kosovës” ,Halil Kurmehaj i cili tregoj se sot kanë sjellë në Gjakovë një donacion të dhuruar nga zyra e kryeministrit.
Herolind Gashi udhëheqës i departamentit të kulturës, rinisë dhe sportit nga ministria e këtij sektori tha se qysh në moshë të vogël e luan lojen e shahut dhe është shumë e rëndësishme si lojë për të.
Vendin e parë të këtij turneu u fitoj Hazir Cikaqi dhe vendin e dytë,Bajram Gashi.
Tutje ata shtuan se aktivitet e tyre nuk do të ndalen dhe se do te vazhdojnë edhe në ditët vijuese.