Në këto ditë kur temeperaturat kanë filluar të bien dhe po i afrohemi edhe stinës së dimrit shoqata humanitare “Bereqeti” ka filluar me shpërndarjen e drunjve për ngrohje për familjet në nevojë në komunën e Gjakovës. Ky është viti i pestë me radhë që kjo shoqatë bashkë me bamirësit e realizon projektin “Ngroh Vatrën” dhe sipas koordinatorit të shoqatës, Abdurrahman Bejtullahu nga viti në vit është rritur edhe numri i familjeve të cilat jetojnë në kushte të rënda ekonomike.
Në mesin e familjeve që u ndihmuan me dru për ngrohje ishte edhe familja Rezniqi. Kryefamiljarja Venera tha se kjo shoqatë në vazhdimësi e ndihmon me gjëra ushqimore dhe ka dy vite që po e ndihmon edhe me dru për ngrohje për të cilat u shpreh falënderuese.
Shoqata “Bereqeti” apelon tek bamirësit që të kontribuojnë sadopak ta zbusin klimën e ftoftë dhe varfërinë që po mbretëron në këto familje.