Për nderë të Ditës së Tokës, anëtarët e Handikosit në Gjakovë, sot kanë bërë riaktivizimin e serës “Aqua Ponic”, për vitin 2022.
Të pranishëm në këtë aktivitet, ishin edhe zyrtarët nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, komuna Gjakovës si dhe Kompania Rajonale e Mbeturinave “Çabrati”. Anëtarët e shoqatës bënë mbjelljen e disa fidaneve në këtë serë.
Vlen të theksohet se mbjellja në këtë serë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve tjera gjithmonë me vullnetin dhe angazhimin e anëtarëve të kësaj shoqate.