Shoqata e të verbërve në komunën e Gjakovës në kuadër të javës së shkopit të bardhë, mbajti edhe sot një aktivitet me qëllim që të ndajë mirënjohje për të gjithë mbështetësit e kësaj shoqate. Drejtori, Xhafer Kadrija në fjalën e tij falënderoi të gjithë ata që mundësuan realizimin e shumë projekteve që i kontribouan kësaj shoqate.
Në këtë ceremoni përmbyllëse të javës njeriu me shkop të bardhë foli edhe kryetari në detyrë, Ardian Gjini.
Në kuadër të aktiviteteve që zhvilloi kjo shoqatë gjatë kësaj jave u mbajtën edhe lojëra të shahut, ku vendi i parë i takoi Milazim Halilaj, ndërsa vendi i dytë ju nda Valon Avdurrahmanit.
Në fund u shpërndan mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët e shoqatës së të verbërve e gjithsesi edhe për TV Syrin.