Shoqata e Intelektualëve “Jakova” shpreh keqardhjen e thellë për aktin vandal ndaj televizionit tonë

Shoqata e Intelektualeve “Jakova” shpreh keqardhjen e thellë për aktin vandal ndaj televizorit që ka pasur një rol kyç në aktivitetet tona.

SHI “Jakova” shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon me forcë aktin vandal që ka shkatërruar televizorin, i cili ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme në pasqyrimin e aktiviteteve tona dhe përcjelljen e mesazheve të rëndësishme për komunitetin. Kjo studio  televiziver ka qenë një mjet i çmuar për OJQ-në tonë, duke mundësuar që puna dhe angazhimi ynë të arrijë tek një audiencë më e gjerë, duke kontribuar në ngritjen e vetëdijes dhe mobilizimin e shoqërisë për kauzat që mbështesim.

Aktet vandale, si ky, janë të papranueshme dhe përbëjnë një sulm jo vetëm ndaj pronës, por edhe ndaj përpjekjeve dhe angazhimit të palodhur që kemi investuar për të promovuar mesazhe pozitive dhe edukative. Ne ftojmë organet përkatëse të rendit dhe drejtësisë që të kryejnë hetime të plota dhe të marrin masat e nevojshme ndaj autorëve të këtij akti vandal, i cili kërcënon besimin dhe angazhimin e komunitetit për punën tonë.

Na do të vazhdojë të angazhohemi për forcimin e rendit dhe sigurisë dhe do të mbështesim çdo iniciativë që kontribuon në një shoqëri të drejtë, paqësore dhe të respektueshme.

Read Previous

KQZ: Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme do të dihen “shumë shpejt”

Read Next

Zgjedhjet 2025 | Edhe 1 orë deri në mbylljen e qendrave të votimit