Shoqata e Futbollistëve Profesionistë zgjedh formacionin më të mirë të vitit në Premier Ligë

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) në Angli ka zgjedhur formacionin më të mirë të vitit, ku dominohet nga lojtarët e Manchester Cityt dhe Arsenalit.

Në një ceremoni speciale për 50-vjetorin e tyre, Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) ka zgjedhur më të mirët.

Erling Haaland u vlerësuar si lojtari më i miri i vitit, pas një sezoni debutues brilant, ndërsa Bukayo Saka u zgjodh si lojtar i ri më i mirë.

Megjithatë, vëmendja ishte tek zgjedhja e formacionit më të mirë të vitit, ku nuk është se pati shumë befasi.

Kampioni i Ligës Premier, Manchester City e dominoi formacionin me pesë lojtarë të zgjedhur, ndërsa nën-kampioni Arsenali pati katër lojtarë.

Përveç Haaland, nga City vend zunë edhe John Stones, Ruben Dias, Rodri dhe Kevin de Bruyne, ndërsa te Arsenali, përveç Sakas, ishte edhe Aaron Ramsdale, William Saliba dhe Martin Odegaard.

Në këtë formacion, lojtarët e vetëm jashtë këtyre dy skuadrave janë Harry Kane, i cili luajti me Tottenham Hotspur në sezonin e fundit dhe Kieran Trippier i Neëcastle United. 

/Telegrafi/

Read Previous

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmon dëshmitari i 19-të

Read Next

Komisioni Evropian thotë se fokusohet në zgjerimin e BE-së dhe jo në afate kohore