Shkurti shkruan rekord për Shqipërinë, mbi 577 mijë udhëtarë hynë në vend

Muaji shkurt për Shqipërinë shënoi një tjetër rekord për sa i përket hyrjeve në vend të udhëtarëve.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë të ditur për të dhënat më të fundit, që tregojnë se nga aeroporti i Rinasit kanë hyrë në Shqipëri 577 mijë e 515 udhëtarë.

Këtë Rama e postoi në X.

Ndërkaq kjo shifër është 69 për qind më e lartë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

“Në Shkurt 2024, mirëpritëm 577,515 udhëtarë, një rritje me 69% nga viti i kaluar. Nga janari deri në shkurt 2024, shifrat u rritën në 1,202,785, duke shënuar një kapërcim me 59%! Bukuria e Shqipërisë po thërret, ejani dhe shikoni pse të gjithë po udhëtojnë drejt nesh”, shkroi Rama.

Read Previous

​L’Est Républicain: Arsyet pse duhet të vizitoni Shqipërinë

Read Next

Rikthehen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, këto dy ndeshje zhvillohen sonte