Ka 20 vite që familja Rrustemi nga fshati Babaj i Bokës kultivon pothuajse të gjitha kulturat e pemëve të imta. Kështu nis një ditë e zakonshme pune për Shkurtën. Ajo bashkë me bashkëshortin Halimin përkushtohen maksimalisht në këtë veprimtari për të cilën thonë se është shumë fitimprurëse. Gjithçka filloi me mbjelljen e një hapësire të vogël me dredhëza. Ndërsa sot kjo familje ka të mbjellur një sipërfaqe prej më shumë se 30 ari dredhëza të variatetit albion. Por jo vetëm me kaq Shkurta bënë edhe përpunimin e këtyre frutave të imëta. Duke prodhuar edhe reqelin e dredhëzës dhe manaferrës
Pasioni dhe vullneti për punën ka bërë që kjo familje tani të ketë këto plantacione të mbjellura edhe me pemë të tjera siq janë aronia, rrushi i serezi, lajthia, gështënja, arra e të tjera.
Dihet se këto frute po zënë vend jo vetëm në tryezën e secilit prej nesh por edhe në tregun vendor.
Familja Rrushtemi kultivon edhe perime. Shkurta tregoj se ky vit ka qenë i sukseshëm pasiqë specat i ka dërguar në tregun e jashtëm.
Kjo sezonë ka qenë e suksesshme pavarësisht disa ndryshimeve klimatike. Këtë e tregon edhe fakti se edhe tani kur jemi në stinën e vjeshtës pemët e imëta ende po japin frutin e tyre. Shkurta thotë se mundi i kësaj pune shpërblehet gradualisht me kalimin e viteve. Andaj mund të thuhet se ajo është një shembull i suksesit të grave sipërmarrëse në agrikulturë.