Shkon në 53 numri i të vdekurve nga flakët e zjarrit në Hawai

Smoke billows near Lahaina as wildfires driven by high winds destroy a large part of the historic town of Lahaina, Hawaii, U.S. August 9, 2023. Dustin Johnson/Handout via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. REFILE – REMOVING KAHULUI

Ka shkuar në 53 numri i të vdekurve nga zjarret në Hawai, ku 1000 të tjerë janë zhdukur.

Në ditën e tretë, zjarret ende po digjen në ishullin qendror të Mauit dhe në një masë më të vogël në ishullin e madh të Hawait, shkruan BBC.

Zjarri ishte intensiv në bregun perëndimor të Maui duke përfshirë Lahainan, qytetin e njohur turistik duke shkatërruar qindra shtëpi.

Tani zjarri në atë pjesë është i kontrolluar rreth 80 për qind, ndërsa në mes të ishullit Pulehut janë nën kontroll 70 për qind kanë thënë autoritetet.

Në Big Island, ka të paktën tre zjarre të mëdha edhe atje, por zyrtarët të enjten thanë se ato ishin nën kontroll.

/klankosova/

Read Previous

23 të vdekur e 30 të zhdukur në Indonezi pas fundosjes së një varke

Read Next

Diplomati britanik nuk pret që Ukraina do ta njoh Kosovën pa e përfunduar luftën me Rusinë