Shkollat “Zekeria Rexha”, “Fehmi Agani” përfituese të projektit “Kidpreneurship-Think.Design.Create”

Organizata ETEA në koordinim me DKA-në në Gjakovë, ka organizuar ceremoninë hapëse të projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create.” I cili është mbështetur nga Këshilli Danez dhe Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit për Zhvillim. Ky projekt është tejet i rëndësishëm për komunën e Gjakovës, tha Drejtori në detyrë i Arsimit, Gjevalin Nikollbibaj i cili ishte i pranishëm në këtë organizim bashkë me kryetarin në detyrë të komunës, Ardian Gjini.

Për drejtorin Pleurat Rudi është kënaqësi që shkolla “Zekeria Rexha” është përfituese e një projekti të tillë që për herë të parë, realizohet në shkolla publike.

Përfaqësues të organizatës ETEA treguan se qëllimi i këtij projekti është të integrojë nxënësit në ndërmarrësinë sociale si dhe gjithëpërfshirje.

Përfituese e projektit të ngjajshëm është edhe shkolla “Fehmi Agani”. Edhe këtu thanë se ky projekt do të sjell avancimin e nxënësve me metoda të reja mësimore.

Nga java tjetër paisjet e përfituara që I përkasin fushës së teknologjisë do të vihen në funksion dhe do të fillojnë trajnimet për nxënës. Nga 6 projekte të fituara në nivel Kosove dy janë fituar nga shkollat në Gjakovë.

Read Previous

Marrëveshja Kosovë – Serbi, Borrell: Bashkëpunimi me SHBA-në pati sukses

Read Next

Pas 46 vjet punë në QKMP, pensionohet mamia Advije Vokshi-Hoxha