Shkolla “Ukshin Miftari” pa ngrohje

Numri i nxënësve ka rënë e një ndër arsyet e kësaj është emigrimi. Vitin e kaluar numri i nxënësve në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ukshin Miftari” në Skivjan të Gjakovës ishte 257 ndërsa këtë vit ka rënë në 237. Kështu ka thënë drejtori, Shefqet Dinaj, i cili krahas sfidave ka përmendur edhe disa nga të arriturat e këtij institucioni arsimor.

Nga ana tjetër ajo që po brengos drejtorin dhe mësimdhënësit është një arsye tjetër. Furnizimi me lëndë djegëse ende nuk është zgjidhur.

Pikërisht për të kuptuar se si është situata ne u drejtuam në Drejtorinë e Arsimit. Gjevalin Nikollbibaj, na tha se procedurat e tenderimit janë në përfundim dhe nuk ka arsye për shqetësim.

Përmes këtij dokumenti, kuptojmë se tenderi për furnizim me dru bungu për ngrohje është hapur me datë 3 shtator të këtij viti dhe afati i fundit për pranim të tendërve/aplikacioneve ka qenë 27 shtator. Ndërsa, vlera e parashikuar e kontratës arrin në 52 000,00 euro.

https://kk.rks-gov.net/gjakove/ëp-content/uploads/sites/2/2021/09/Njoftim-per-Kontrat-Furnizim-me-dru-bungu-per-ngrohje.pdf

Në gjithë këtë mes ka një gjë të mirë se nga java tjetër të gjitha shkollat do të  furnizohen me lëndë djegëse, të paktën kështu ka thënë drejtori i arsimit në Gjakovë, Gjevalin Nikollbibaj.

Read Previous

Agim Idrizi: Natyra është e të gjithëve, mos e shkatërroni

Read Next

Ariu në fshatin Kusar shpëtohet nga “Pylli i arinjëve” Prishtina