Shkolla “Mustafa Bakija” triumfon në sfidën Bebras 2024

Sot, më 30 nëntor 2024, në zyrat e SHPIK-ut në Prishtinë u zhvillua sfida prestigjioze e Bebras, ku morën pjesë 9 nxënës të talentuar nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Në këtë garë, talenti dhe përkushtimi u shpërblyen maksimalisht. Nxënësi Neo Spahiu, përfaqësues i shkollës “Mustafa Bakija,” u shpall fitues absolut i sfidës duke arritur një rezultat të përsosur prej 100%. Ky triumf e rendit atë si nxënësin më të mirë në Kosovë për këtë sfidë të teknologjisë dhe kodimit.

Po ashtu, një paraqitje të shkëlqyer pati edhe nxënësi Ardor Avdija, i cili zuri vendin e katërt në këtë garë të rëndësishme.

Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa përkushtimin dhe punën shumëvjeçare të mësueseve Dhurata Nixha dhe Dafina Emra si dhe koordiantores së klubit të teknologjisë, kodimit, Bleta Gjini.

Read Previous

Kori “Lyra” performon në tre vjetorin e Kino “Hyrije Hana”

Read Next

U mbajt gala koncert në kuadër të “Ditëve të Nëntorit”