Shkolla “Këlmend Rizvanolli” shënon 9 vjetorin e themelimit

Shkolla fillore Këlmend Rizvanolli ka shënuar festën e shkollës. Me një program të larmishëm nxënësit shpalosën disa pika para të ftuarve për të kremtuar ditën e sotme. E pranishme në 9 vjetorin e themelimit të kësaj shkolle ishte edhe drejtoresha e arsimit në Gjakovë Eranda Kumnova Baci e cila tha se ndjehet e nderuar që është pjesë në këtë organizim të këtij institucioni shkollor që sot është shembull.

Në emër të familjeve Rizvanolli e Kusari ishte Xhelal Kusari i cili në fjalën e tij tha  se është e rëndësishme  të ruhet cilësia në arsim, sic është ruajtur deri më tani me shpresën që kjo shkollë të jetë model për shkollat evropiane.

Drejtoresha Valma Kamishi- Zeka shprehu edhe njëherë falenderimet e saj ndaj familjeve Rizvanolli e Kusari, falë kontributit të të cilave është ndërtuar kjo shkollë.

Nxënësit e shkollës festuan me poezi, muzikë e vallëzime të cilat i kishin pëgatitur me ndihmën e mësimdhënësve.  9 vjetori i shkollës përkon edhe me ditëlindjen e inxhinierit të ndërtimtarisë, Këlmend Rizvanollit, për të kujtuar kështu kontributin e tij dhe të dy familjeve Rizvanolli e Kusari për arsimimin e brezave ndër vite.

Read Previous

Theret me thikë një 14 vjeçar në Gjakovë

Read Next

Fermerët mirëpresin subvencionet nga qeveria