Shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, hap konkurs për pranimin e nxënësve

Shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, ka hapur konkurs për pranimin e nxënësve në klasën e parë të vitit shkollor 2021/2022. Drejtori Kastriot Sada tha se provimi pranues është me 27 gusht në ambientet e shkollës.

Konkursi është hapur për instrumentet me harqe si: violinë, violë, violoncelllo, kontrabas, ato me tastierë, piano dhe kitarë të cilët do të fillojnë klasën e parë paralelisht me klasën e dytë të shkollës fillore të përgjithshme. Sada sqaroi procedurën edhe për instrumentet me frymë si flaut, klarinet, saksofon, korno trumpet dhe perkusione.

Për të qenë pjesë e konkursit secili duhet të kalojë në tri faza.

Të drejtë aplikimi kanë edhe nxënësve që kanë përfunduar klasën e dytë (për instrumentet: piano, kitarë dhe harqe), si dhe nxënësve që kanë përfunduar klasën e katërt (për istrumentet me frymë dhe perkusione) me kushtin që këta nxënës të tregojnë sukses maksimal gjatë testimit.

Read Previous

Gazetarja amerikane: Talebanët thërrasin ‘vdekje Amerikës”

Read Next

Bekim Jashari në Skenderaj sfidohet vetëm nga Sami Lushtaku