Shkëlqejnë lojtarët e kombëtares shqiptare, shënojnë dhe Muçi e Bajrami

Kur duhet ende kohë deri në dy përballjet e radhës të kombëtares shqiptare ndaj Cekisë dhe Ukrainës, futbollistët kuqezi po zhvillojnë paraqitje pozitive. Nga Spanja, në Skoci e Turqi, sulmuesit shqiptar po tregojnë formë të mirë, të cilën pritet ta shfaqin dhe në ndeshjet e Nations League në nëntor.

Myrto Uzuni është padyshim një hero për Granadën, aty ku gjeti dhe golin e 6-të sezonal në La Liga 2. Beratasi realizoi një super gol në humbjen e ekipit të tij, me duelin që u mbyll 2-1. Të njëjtën gjë bëri dhe Bajrami me Rangers, si dhe Ernest Muçi, në humbjen 3-1 të Besiktas. Kristjan Shpendi me Cesenën vijon ecurinë pozitive personale, e me gjasa mund të ketë një ftesë edhe nga trajneri Sylvinho, duke parë performancën e mrekullueshme.

Me ekipet e tyre u aktivizuan dhe 2 portierët Strakosha e Kastrati, por dhe kapiteni Gjimshiti që mori një fitore të jashtëzakonshme ndaj Napolit. Më 16 nëntor Shqipëria përballet me Cekinë, ndërsa 3 ditë më pas pret Ukrainën, për të mbyllur fazën e grupeve në Nations League. /Euronews.al/

Read Previous

Arsyet pse edhe Trumpi edhe Harrisi mund të fitojnë

Read Next

Asnjë person i prekur nga gripi i shpendëve në Shqipëri