Policia spanjolle shkatërroi një rrjet të madh të shpërndarjes së metamfetaminës të kartelit meksikan Sinaloa pasi sekuestroi 1.8 ton drogë ilegale. Policia Kombëtare e Spanjës e cilësoi konfiskimin më të madh të metamfetaminave në vend.
Pesë persona janë arrestuar, një shtetas meksikan të cilin policia e identifikoi si udhëheqësin e grupit, si dhe tre persona spanjollë dhe një rumun.
Policia bastisi gjashtë prona në rajonin lindor të Valencias.
🚩Desarticulada la infraestructura en España del cártel de “Sinaloa” con la intervención de 1.800 kilos de metanfetamina, la segunda mayor aprehensión de #Europa
🚩Operaban desde #Tenerife, #Madrid, #Valencia y #Alicante y han sido detenidas 5 personas pic.twitter.com/YUiu2HtJeD— Policía Nacional (@policia) May 16, 2024
Sipas informacioneve, grupi përdorte shtëpi në zona të izoluara në rajonin e Valencias për të ruajtur ngarkesat e kontrabanduara të metamfetaminave përpara se të përdorte automjete me targa të rremë për t’i dërguar ato në vende të tjera europiane. /abcnews.al