Është shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge me mbi 100 persona gjatë një operacioni antidrogë në Tiranë.
Sipas Top Channnel,operacioni është ende në vijim, ndërkohë që personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.
Ky hetim ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë. Gjykata ka nxjerrë mbi 100 urdhra ndalimi.
Sipas gazetares Dorjana Bezat ky operacion po mbahet në të njëjtën kohë edhe në disa qytete të tjera, ku zbulohet se numri më i lartë i shpërndarëve është në Tiranë. Deri më tani në qytetin e Vlorës janë arrestuar 60 persona, ndërsa në Korçë 20 persona.
Policia ka sekuestruar vetëm në kryeqytet rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis. /Klankosova.tv/