Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë – Shqipëri

16 persona janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët policor Shqipëri-Kosovë, kundër trafikimit të armëve. 6 prej të arrestuarve janë kapur në Shqipëri, kurse 10 të tjerët në Kosovë.

Sipas informacioneve paraprake nga kontrollet janë sekuestruar rreth 60 armë, duke nisur nga pistoletat te armët automatike.

Operacioni mes policive të dy shteteve kundër trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri është kryer në bashkëpunim me Europol./Gazeta Express

Read Previous

Rumanisë dhe Bullgarisë i është dhënë anëtarësimi i plotë në Shengen

Read Next

Rockets dhe Hawks kompletojnë ekipet gjysmëfinale në NBA Cup