Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha

Altin Basha është shkarkuar nga pozita e tij si drejtor i Teatrit Kombëtar, pas një rasti të bërë mediat, i cili lidhet me abuzimin e fondeve në këtë institucion.

Një denoncim mediatik bëri që Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të niste shqyrtimin e shkeljeve të mundshme që drejtuesi i Teatrit Kombëtar, Altin Basha, mund të ketë bërë gjatë mandatit të tij.

Përmes një reagimi publik, MEKI bëri me dije se kishte ngritur një grup pune, i cili do të inspektojë situatën, ndërsa është theksuar se në fund të procesit do të merren masat ligjore të nevojshme.

“Për të garantuar transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, më datë 23.12.2024 ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për të inspektuar situatën dhe aludimet e ngritura lidhur me disa aspekte të produksionit në Teatrin Kombëtar”, përmendet në reagimin e Ministrisë.

Aty po ashtu shtjellohet se pas shqyrtimit me detaje të të gjithë dokumentacionit dhe fakteve të raportuara, do të vlerësohet përputhshmëria dhe do të merren masat ligjore të nevojshme.

Teksa ka ardhur shkarkimi ndërkaq, ende mungojnë detajet rreth këtij hetimi dhe një arsyetim zyrtar pritet. /Albanianpost.com

Read Previous

Analizë: Idetë e Donald Trump përballen me “murin” e aleatëve perëndimorë

Read Next

Zelensky: Koreja e Veriut ka humbur 4000 trupa në luftën ndaj Ukrainës