Shkarkohet drejtori i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu

Dardan Nuhiu është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Njësisë për Inteligjencë Financiare.

Lajmin për shkarkimin e tij e ka bërë të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

“Pas shqyrtimit të audioincizimeve të publikuara në media dje e sot, të cilat implikojnë Drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Bordi Mbikëqyrës, në mbledhjen e mbajtur sot, morri vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm”, shkroi ai në Facebook./Gazetasinjali

Read Previous

Dikur frymëzoi masakrat në Kosovë, këngëtari serb ftohet në Festën e Birrës në Korçë

Read Next

Magneti i kësaj vere, MTLK