Shkarkohen nga detyra drejtorët, Ferdinand Kolaj dhe Fazli Hoxha

Janë shkarkuar  nga detyra dy drejtorë në komunën e Gjakovës. Bëhet fjalë për Drejtorin për punë inspektuese, Fazli Hoxha si dhe atë të Zhvillimit Ekonomik, Ferdinand Kolaj. Arsyeja e shkarkimit sipas kryetarit të komunës, Ardian Gjini është se këta të dy kanë shpallur kandidaturat për kryetar komune.

Kryetari i Nismës Social Demokrate dhe kandidati për kryetar komune nga kjo parti Fazli Hoxha, lidhur me këtë çështje ka thirrur konferencë për media. Hoxha tha se ai e ka kryer punën e drejtorit me përpikmëri dhe vendimin e cilëson si të njëanshëm.

Hoxha shton se rritja e partisë së tij dhe ndalja e ndërtimeve pa leje gjatë kohës sa ai ka qenë drejtor në drejtorinë e inspektoratit, kanë bërë që kryetari Gjini të merr një vendim të tillë.

Gjini dhe Hoxha pritet që të masin forcat në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Read Previous

Pandemia ka bërë që ritet fetare të ndryshojnë nga herat tjera

Read Next

MASHTI planifikon që mësimi në shtator të fillojë në shkolla