Sot në vendin tonë do të mbahet mot kryesisht i freskët dhe me vranësira e kohë pas kohe edhe reshje shiu.
Sipas njoftimit të Prishtina Weather, reshjet mund të jenë edhe në formë rrebeshesh më intensive.
Temperaturat minimale do luhaten prej 15 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 18 gradë Celsius.
Edhe për ditën e shtunë parashihen të reshura lokale shiu.
Të dielën më shumë intervale me diell, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë shiu.
Nga dita e hënë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 22 gradë Celsius ditën e diel, e deri të martën edhe në 28, lokalisht edhe deri në 30 gradë Celsius./Sinjali/