Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Poloni, e cila do të luhet më 10 shtator në stadiumin “Air Albania”, janë shitur.
Më 7 shtator kombëtarja shqiptare, që ndodhet në vendin e dytë në grup, do të luajë në transfertë ndaj Çekisë së vendit të parë.
Ndërsa tre ditë më vonë kundër Polonisë, që ndodhet në vendin e tretë, ndeshje që shihet vendimtare për fatet e të dy ekipeve. /Albanianpost.com