Të paktën tetë persona humbën jetën në ishullin italian të Ischia kur një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga shiu i dendur përfshiu disa ndërtesa.
Ministri italian i Infrastrukturës, Matteo Salvini vuri në dukje se operacioni i shpëtimit po kryhet në kushte të vështira.
Më parë, zjarrfikësja italiane njoftoi në Twitter se kërkimi i personave të zhdukur në rrëshqitjen e dheut në qytetin Casamichola është duke u zhvilluar.
Zjarrfikësit thanë se nxorën një veturë nga deti dhe shpëtuan dy pasagjerë.
Autoritetet apelojnë qytetarët që të mos dalin nga banesat e tyre, raportoi reuters.
Ndryshe, moti i lig pritet të mbretërojë edhe në ditët në vijim në shtetin italian.
/Telegrafi/