Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 68 pacientë, prej të cilëve 59 janë pozitivë, 4 negativ, dhe 5 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 38 pacientë, ndërsa me respirator asnjë pacient dhe 1 pacient në CPAP maskë.
Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor asnjë mjek nuk është Covid pozitiv kurse pozitiv janë 5 infermierë, dhe 1 nga stafi mbështetës janë Covid pozitiv, shkruan Syri-vision.tv.
Nga Shqipëria janë 5 pacientë që po trajtohen për Covid./ Syri-vision.tv