Shifra të pabesueshme të temperaturave në Siberi prej 48 gradë Celsius

Shifrat të pabesueshme të temperaturave janë regjistruar në Siberi. Më 20 qershor, dy satelitë evropianë matën një temperaturë prej 47.7 gradë Celsius në rajonin e Siberisë Arktike.

Bëhet fjalë për temperaturën e tokës kështu që nuk është një rekord i temperaturës. Temperatura e ajrit në atë zonë në atë kohë ishte rreth 30 gradë Celsius.

Sidoqoftë, është ende një temperaturë jashtëzakonisht e lartë për vendin dhe një nxehtësi e tillë mund të përshpejtojë shkrirjen e mëtejshme të ngrirjes së përhershme dhe të përshpejtojë ndryshimin e klimës. Gjegjësisht, akulli i përjetshëm parandalon depozitat antike të gazit serë të hyjnë përsëri në atmosferën e Tokës.

Një vit më parë, më 20 qershor 2020, në të njëjtën zonë të Siberisë, u regjistrua një temperaturë rekord e ajrit për atë periudhë – 38 gradë Celsius.

Për vite me radhë, temperaturat mesatare në Arktik janë rritur më shpejt se kudo tjetër në botë, dhe arsyeja më e madhe për këtë është shkrirja e akullit të detit për shkak të ngrohjes globale. /Telegrafi/

Read Previous

Zbulohet orari për edicionin e ri në Bundesliga

Read Next

​Kurti: Të fuqizojmë sistemin shëndetësor dhe të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve