• 11 August, 2022

Shifra e pabesueshme, sa është investimi i kosovarëve në Mal të Zi

Kryetari i Aelancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini ka pritur në takim ministrin për të drejtat e njeriut në Mal të Zi Fatmir Xheka.

Sipas një njoftimi për media, Shahini e njoftoi ministrin për situatën ekonomiko sociale në Kosovë dhe më gjerë dhe gatishmërinë e investitorëve kosovar për të investuar në Mal të Zi.

“Ministri Xheka tha se Qeveria e Malit të Zi ka hapur dyert për çdo investitor të cilët brenda 5 viteve të kaluara kan investuar në vlerën e tregut të sotëm rreth 1 miliard euro e që kjo promovon besueshmërinë te investitorëve dhe qytetarëve të Kosovës në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.

Kosovarët gjithëmon si pushues dhe investitor kanë një pozitë dominuese sidomos në Ulqin dhe më gjerë por Qeveria e juaj duhet tê bëjë më shumë për kosovarët qoftë si vizitor apo investitor me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe intektuale në mes dy vendeve tona.


Ministri z. Xheka tha se Qeveria e Malit të Zi ka hapur dyert për çdo investitor të cilët brenda 5 viteve të kaluara kan investuar në vlerën e tregut tê sotëm rreth 1 miliard euro e qe kjo promovon besueshmërinë te investitorëve dhe qytetarëve të Kosovës në Mal të Zi.


Ju ftoj si AKB dhe qytetaret e Kosovës tê vizitojnë më shumë Malin e Zi sepse ne jemi garanc e çdo investimi dhe pêr turistët kosovarë që i mirëpresim gjithëmon./Gazetaexpress/

Read Previous

Nagavci: Urgjentisht duhet të bëjmë ndryshime që të përmirësojmë gjendjen në arsim

Read Next

“Andrrat e thyera” në zemër të Prishtinës, u dedikohet grave të vrara nga burrat