Shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve

Me intonimnin e hymnit shtetëror të Republikës së Kosovës dhe hymnit të komununitetit rom ka filluar aktivitet në shënim të ditës ndërkombëtare të romëve organizuar nga organizata Roma in Action.

Fillimisht Emrah Cermjani ju drejtua të pranishmëve në gjuhën rome me qëllim të promovimit të gjuhës si një aset i këtij komuniteti duke shtuar se promovimi i vlerave të këtij komuniteti duhet të jetë i vazhdueshmëm.

Fjalë inkurajuese për bashkëpunim institucional me komunitetin romë thanë edhe përfaqësueset nga institucionet lokale në komunën e Gjakovës të cilat premtuan se do të rrisin bashkëpunimin institucional dhe në baza ditore do të angazhohen për secilin projekt që përmirëson mirëqenien e komunitetit romë për edhe komuniteteve tjera gjithsesi.

Tutje u prezantua edhe një deklaratë publike nga organizata Roma In Action në të cilën u listuan një mori çështjesh të cilat duhet të jenë prioritet të akterëve institucional duke kërkuar nga politikbërësit  dhe vendmmarrësit që të zbatojnë atë për të cilën janë të detyruar.

Në fund u ndanë edhe mirënjohje falenderimi për institucionet që kanë mbështetur organizuatën në sensibilizimin e shumë problematikave që përmirësojnë mirëqenien e komunitetit. Mirënjohje u nda edhe për televizionin Syri për bashkëpunimin dhe hapësirën mediale të ofruar.

Read Previous

Ka filluar të bie numri i dhuruesve të gjakut gjatë muajit të Ramazanit

Read Next

Shoqata IPVGJ nderon betejën e Koshares përmes turneut të shahut