18 Maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzeut. Kjo ditë manifestohet në mënyra të ndryshme dhe zakonisht përcaktohet një temë për të zhvilluar aktivitete. Në muzeun etnografik të komunës së Gjakovës janë mbi 1730 eksponate. Besmir Hasi, drejtor i këtij institucioni kulturor e historik thotë se për shkak të situatës me pandeminë këtë vit nuk është shënuar kjo ditë ashtu si herëve të tjera. Në bashkëpunim me komunën e Gjakovës dhe organizatën Mountain Hikers me 28 Maj do të mbahet panairi tradicional i cili shënon edhe hapjen e sezonit turistik në qytetin tonë.
Hasi tregoi për vështirësitë që kanë pasur në vitin 2020 si shkak i pandemisë.
Panairi me punime artizanale do të mbahet me datë 28 maj në shëtitoren e lumit Krena, i cili ka karakter promovues të kulturës artizanale, traditës dhe turizmit në qytetin e Gjakovës.