Shënohen 40 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur që në 24 orët e fundit janë testuar 2870 mostra ku 40 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Raporti i publikuar ka bërë të ditur që sot si shkak i virusit korona nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë regjisturar edhe 149 raste të shëruara.

Ndërsa fluksi i të vaksinuarve ka vazhduar edhe gjatë kësaj periudhe kohore, ku janë administruar 12,144 doza të vaksinës, shifër e cila numrin total të dozave të administruara në nivel vendi e ka dërguar në 1,432,135 doza, ku nga këto doza të administruara sipas të dhënave nga MSH 57% të të vaksinuarve janë të vaksinuar vetëm me dozën e parë, ndërsa 43% janë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës, dhe grupmosha më e imunizuar kundër këtij virusi është ajo në mes të 21-40 vjeçare.

Kurse, nga raporti i Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë bëhët e ditur se të hospitalizuar në këtë institucion shëndetësor janë 4 pacientë, ku 2 nga ta po trajtohen me oksigjeno terapi.

Bëhet e ditur se pacientët e hospitalizuar në këtë institucion janë të gjithë shtetas të Shqipërisë.

Read Previous

Mediat suedeze: Ndaj Kosovës pritet të jenë rreth 45 mijë tifozë në stadium

Read Next

Pas 22 vitesh, rivarrosen në vendlindje shtatë viktimat e masakrës së Rezallës