Shembull, zyrtarët komunal në Prizren përdorin biçikleta në vend të veturave zyrtare

Pasiqë zbret shkallët Sazan Cukaj, koordinator për kulturë në Prizren orientohet për në vendin ku janë të radhitura biçikletat. Në vend se të përdorin veturat zyrtare këtu shfrytëzojnë bicikletat për destinacione të afërta . Një nismë e tille erdhi si rrjedhojë e miratimit të idesë që ka propozuar Drejtoria për Kulturë në këtë qytet.

Tutje Cukaj shtoi se kjo është një mënyrë e mirë për të ruajtur ambientin dhe  sigurisht  një aktivitet fizik që sipas tij ka avantazhe të shumta nëse i referohemi shëndetit.

Read Previous

Mehaj: Bashkëpunimi i fuqishëm Kosovë-Shqipëri, interes i lartë për sigurinë e rajonit

Read Next

​MPB thotë se për 6 muajve janë shkatërruar rreth 26 grupe kriminale