Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, përmes një postimi një rrjetin e tij social në Twitter, është shprehur i shqetësuar me dorëheqjen e tre zyrtarëve policorë nga komuniteti jo-shumicë të cilët së fundmi u rekrutuan në Policinë e Kosovës.
Të hënën e 24 korrikut, 74 policë të rinj kanë nisur punën në Veri të Kosovës, pas konkursit të shpallur nga Policia e Kosovës në fillim të këtij muaji.
Nga 74 policët e rinj 45 nga oficerët janë serbë të cilët u përballën me një fushatë të ashpër linçuese nga grupe të caktuara të komunitetit serb në Kosovë.
“EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë. Anëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes policimit të orientuar nga komuniteti”, thuhet në postimin e Barbano-s. /Albanianpost.com
Looking with concern at the recent resignations of 3 newly recruited Kosovo Serbs members of the @Kosovo_Police (KP). #EULEX is closely following these worrisome developments.
Police composition should reflect and represent the society they serve & protect. 1/2— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) August 17, 2023